Prokurori sot para mediave flet për Salih Mustafën
Prokuroria e Specializuar e Kosovës në Hagë sot mban konferencë për media në lidhje me ecurinë e rastit të Salih Mustafës, i arrestuar kohë më parë me dyshime për krime lufte. Në njoftimin e publikuar në faqen e Gjykatës Speciale bëhet me dije se në këtë konferencë do të flasë prokurori Jack Smith nga ora 15:00.
Mustafa u arrestua më 24 shtator në Prishtinë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Në paraqitjen e tij të parë para gjykatës më 28 shtator, ish-pjesëtari i UÇK-së, Sali Mustafa, tha se ai dëshiron të konsultohet me avokatin e vet para se të deklarohej i fajshëm ose i pafajshëm.