Prokurori: Të plagosurit janë babë e bir dhe dhëndri

22 maj 2024 | 23:51

Prokurori i krimeve të rënda në Pejë, Ersan Qavolli ka treguar se të plagosurit janë babë e bir dhe dhëndri, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Po ashtu, prokurori Qavolli ka thënë për gazetën online Reporteri.net se autoritetet janë në fazën e identifikimit të të dyshuarit.

I pyetur se cilat mund të kishin qenë motivet e këtij rasti, ai ka thënë se është shumë herët për të folur rreth motiveve.

“Gjendja e tyre për momentin nuk është stabile. Është shumë herët (që të flasim për motivet. Ndërkaq, jemi në fazën e identifikimit të personit”, ka thënë Qavolli.

Njëri nga tre të plagosurit në qytetin e Pejës është në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë në QKUK për trajtim.

Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës ka thënë për Reporteri.net se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha “ në Pejë, tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit, të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Në vendin e gjarjes janë të gjitha njësitet kompentete”, tha Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë bërë 25 vjet nga masakra e burgut të Dubravës.…