Prokuroria ankohet për lirimin e Skender Hysenit nga akuza për mos-deklarim të pasurisë
29 maj 2024
| 13:07
Me lirimin e Skender Hysenit nga akuzat për mosdeklarim të pasurisë, nuk po pajtohet prokuroria.
Këta të fundit kanë theksuar se kanë bërë ankesë ndaj vendimit.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi”, e ka bërë me dije zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.
“Ju njoftojmë se, prokurori i rastit ka paraqitur ankesë kundër aktgjykimit të nxjerrë nga gjykata kompetente lidhur me këtë çështje penale”, ka thënë Ulaj.
I kontaktuar dy ditë më parë nga “Betimi për Drejtësi”, mbrojtësi i Hysenit, avokati Fatlum Podvorica, ka thënë se nuk ka pranuar ende zyrtarisht ankesë nga ana e Prokurorisë.