Prokuroria: Asnjë incident në ditën e votimit në veri
19 maj 2019
| 22:49
Prokuroria e Kosovës, njofton se është mbyllur pa asnjë incident procesi i votimit.
“Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, njofton opinionin se procesi i votimit për kryetar të komunave, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitorvica e Veriut, i cili është zhvilluar sot, ka përfunduar pa asnjë rast i cili ka mundur të ndikojë në prishjen e procesit të votimit”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë.
“Gjithashtu, ju njoftojmë se kemi përcjellur edhe procesin e numërimit të votave, i cili ka përfunduar pa asnjë problem”, thuhet më tutje.