Prokuroria dhe Policia e Pejës koordinohen për luftimin e drogës dhe korrupsionit
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka mbajtur të enjten takime të ndara me udhëheqësit e tri njësiteve hetimore të Policisë se Kosovës, përkatësisht me Njësitin për hetimin e trafikimit të drogës, qenieve njerëzore dhe atë të krimeve ekonomike dhe korrupsionit.
Gjatë këtyre takimeve me hetuesit policorë u bashkëbisedua për rezultatet e deritanishme, për nivelin e krimit nën kompetencën territoriale të kësaj prokurorie dhe intensifikimin e veprimeve dhe mënyrave të bashkëpunimit duke ndërtuara strategji konkrete me qëllim të luftimit të kriminalitetit.
“Inkurajohen të gjithë qytetarët të cilët kanë informata për kryesit e këtyre veprave penale që të njëjtit t’i raportojnë tek Policia e Kosovës, ose tek prokurorët kujdestar. Takime të kësaj natyre do mbahen edhe pas dyjave për të vlerësuar dhe koordinuar për veprimet e mëtejshme për luftimin e këtyre dukurive negative që preokupojnë shoqërinë tonë”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Pejës.
/Epoka e re/