Prokuroria do të kërkojë masa mbrojtëse për dëshmitarët në rastin e Gucatit e Haradinajt

14 korrik 2021 | 17:18

Prokurori në çështjen për krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, ka thënë se do të kërkojë masa mbrojtëse për dëshmitarët që do të sillen për akuzat ndaj të tyre për pengim të drejtësisë.

Ai ka thënë se ka shumë dokumente të cilat janë kërkuar nga mbrojtja, por për të cilat nuk ka dashur të flasë më shumë.

Kështu u tha të mërkurën në konferencën e gjashtë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

“Do të bëjmë kërkesa me kohë në lidhje me masa mbrojtëse për dëshmitarët tanë dhe do ta bëjmë kërkesën në kohën e duhur përpara trupit gjykues. Në lidhje me nxjerrjen e dokumenteve ka shumë dokumente të kërkuara nga mbrojtja, që në këtë moment nuk duam të nxjerrim informacione të tjera. Ka një kërkesë të pazgjidhur ende të palës së tretë që nuk është përgjigjur ende. Presim ta bëjmë në fund të korrikut. Nuk besojmë se do të kërkojmë redaktime, por varemi nga palët e tjera të jashtme”, ka thënë ai në lidhje me materialet e deritanishme të çështjes. Ndërsa mbrojtja e Gucatit dhe e Haradinajt thanë se parashohin që të ketë vështirësi për nxjerrjen e materialeve por, sipas saj, nuk do të ketë vonesa në transferimin e dosjes para trupit gjykues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shumë finaleve e shumë tentimeve, Lionel Messi ka arritur…