![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/01/kurti-7.jpg)
‘Prokuroria do t’i humb zgjedhjet’, PZAP-i e dënon LV-në me 5 mijë euro për gjuhën kundër prokurorëve
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar Vetëvendosjen me 5 mijë euro.
Kjo për shkak të deklaratave të Kurtit ku sulmonte prokurorët.
“E meqenëse partia me e re politike, Prokuroria e Shtetit nuk do të ketë deputetë në legjislaturën e nëntë, atëherë le të shkojë në shtëpi. Më 10 shkurt s’ka pse del në punë se s’janë tu ba punë. Le të rrinë në shpi. E ne do ta kemi gjyqësorin e ri,..e jo më kësi prokurorësh që Radoiçiqit ia heqin urdhërarrestin e e ndjekin Rozeta Hajdarin”, ka thënë Kurti”, kishte deklaruar Kurti në Gjilan.
Në përgjigje për këtë ankesë, LV-së ka thënë se deklarimet e Kurtit janë në përputhje të plotë me legjislacionin dhe rregullativën zgjedhore si dhe me frymën e një fushate elektorale.
PZAP-i e ka gjetur si të bazuar këtë ankesë, duke thënë se në këtë deklarim konsiderohet se është përdorë gjuhë nxitëse dhe urrejtëse.