Prokuroria e Ferizajt e hapur për qytetarët
14 shtator 2018
| 12:44
Prokuroria Themelore në Ferizaj, po vazhdon të mbajë takime të hapura me qytetarë, çdo të premte prej orës 10:00 -12:00 , të cilët po shprehin interesim që të takohen dhe të bisedojnë me Kryeprokurorin e kësaj prokurorie Shukri Jashari.
Kryeprokurori Jashari, ka biseduar për çështje dhe kërkesa të ndryshme me palët e interesuara duke u dhënë atyre sqarimet e duhura dhe duke ofruar mbështetjen e Prokurorisë që ai udhëheq.
Prokuroria Themelore në Ferizaj do të vazhdojë të mbajë komunikim dhe bashkëpunim me publikun me qëllim të transparencës së punës së kësaj prokurorie.