Prokuroria e Gjakovës ka ngritur nëntë aktakuza për rastet e dhunës në familje
04 tetor 2018
| 11:16
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit shtator ka pranuar shtatë raste të cilësuara si dhunë në familje, gjegjësisht vepra penale nga neni 188/3 të KPK-së.
Për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillim të hetimeve, dhe është caktuar paraburgimi i shtatë të pandehurve, ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.
Gjithashtu, gjatë muajit shtator janë ngritur nëntë aktakuza për rastet e dhunës në familje, nga neni 188/3 të KPK-së.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, sidomos ato raste që kanë të bëjnë me dhunën në familje”, është thënë në njoftimin për media të kësaj prokurorie.
/Epoka e re/