Prokuroria e Prizreni ngreh aktakuzë ndaj një ish-drejtori komunal

01 nëntor 2018 | 11:58

Prokuroria Themelore në Prizren, konkretisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.N. ish-drejtor i Drejtorisë Komunale të Inspektorateve në Prizren, për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.N. si person zyrtar me mosveprim duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, nuk e ka përmbushur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë për personin tjetër apo që t’i shkaktoj dëm personit tjetër, në atë mënyrë që në cilësinë e ish-drejtorit të Drejtorisë Komunale të Inspektorateve në Prizren, nuk i ka siguruar kushtet për t’i ekzekutuar konkluzionet e lëshuara nga inspektorët e ndërtimtarisë, për rrënimin e detyrueshëm të mbindërtimeve dhe ndërtimeve të katër objekteve hoteliere në afërsi të sheshit “Shatërvan” në Prizren, të ndërtuar pa leje apo në kundërshtim me lejet e dhëna, të gjitha këto të ndërtuara në Zonën e Parë të Qendrës Historike në Prizren, me ç‘rast është dëmtuar trashëgimia kulturore e arkitektonike e Qendrës Historike të Prizrenit si dhe për shkak të mos pagesës së detyrimeve, është dëmtuar buxheti i Komunës së Prizrenit për 36 143 euro.

I pandehuri, kësisoj ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

/Epoka e re/

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Bardhyl Mahmuti,…