Prokuroria e Prizrenit ngrin dhe sekuestron asete në vlerë rreth 3 milionë euro

11 dhjetor 2018 | 14:47

Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Gjykatën Themelore në Prizren dhe në koordinim me Policinë e Kosovës ka realizuar ngrirjen e përkohshme dhe sekuestrimin e aseteve në vlerë rreth 3 milionë euro në dy raste të ndara në Prizren.

Prokuroria ka njoftuar se në rastin e parë ngrirja e përkohshme e aseteve dhe sekuestrimi është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren ndaj të pandehurit H.P. që gjendet nën masën e paraburgimit.

Në këtë rast janë ngrirë dhe sekuestruar një objekt për afarizëm me sipërfaqe prej 530 metra katror, ngastra kadastrale së bashku me objekt afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 95 metra katror, dy shtëpi banimi me lokal afarist dhe me objekte të tjera përcjellëse me sipërfaqe prej 3 270 metra katror, dy shtëpi banimi me objekte të tjera përcjellëse me sipërfaqe prej 3 256 metra katror, një lokal me sipërfaqe prej 174 metra katror, një lokal me sipërfaqe prej 92 metra katror, një veturë e tipit “Audi A7” viti i prodhimit 2018, një veturë e tipit “Land Rover” viti i prodhimit 2018, veturë e tipit “Renault Megane” viti i prodhimit 2018, veturë e tipit “VW Touran” viti i prodhimit 2016, dhe veturë e tipit “VË Golf” viti i prodhimit 2009.

Policia ka bërë me dije se shuma e përgjithshme e aseteve të ngrira dhe të sekuestruara në këtë rast arrin vlerën rreth 2 milionë e 600 000 euro.

Ndërkaq rasti i dytë ka të bëjë me zyrën “MNP Personal Leasing” SH.P.K. dhe zyrën “DBBS” SH.P.K.  me pronar dhe menaxher F.H. dhe B.R. të akuzuar për veprat penale “mashtrimi” si dhe për veprën penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.

Në këtë rast janë ngrirë dhe sekuestruar një shtëpi e cila gjendet në ngastrën kadastrale nr. 7148-15 në Prizren, një banesë në sipërfaqe prej 82.50 m² në Prizren, dy garazhda në  sipërfaqe prej 28 m², një veturë “BMË M3”, një veturë “Volkswagen Polo” viti i prodhimit 2010.

Shuma totale e  aseteve të ngrira dhe të sekuestruara në këtë rast kap shifrën rreth 400 000 euro.

Për këtë rast Prokuroria, ka ngritur aktakuzë dhe lënda është në gjykim.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Shukri Gashi, së…