Prokuroria e Prizrenit për një muaj ka ngritur 166 aktakuza
07 gusht 2024
| 14:07
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë muajit korrik ka ngritur gjithsej 166 aktakuza kundër dyqind 212 personave, për raste të ndryshme penale.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur 9 aktakuza kundër 10 personave.
Departamenti i Përgjithshëm, i kësaj prokurorie gjatë muajit korrik, ka ngritur 130 aktakuza kundër 169 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur, janë ngritur 27 propozime për shqiptim të masës edukative ose dënimit, kundër 33 të miturve.
Prokuroria Themelore në Prizren ka theksuar se mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.