Prokuroria e Prizrenit për një muaj ka ngritur 187 aktakuza
09 shtator 2024
| 12:15
Prokuroria Themelore në Prizren gjatë muajit gusht 2024 ka ngritur gjithsej 187 aktakuza kundër 244 personave, për raste të ndryshme penale.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda janë ngritur 6 aktakuza kundër 6 personave.
Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie gjatë muajit gusht ka ngritur 170 aktakuza kundër 222 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa nga Departamenti për të Mitur janë ngritur 11 propozime për shqiptimin e masave edukative, të diversitetit ose dënimeve, kundër 16 të miturve.
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.