Prokuroria e Prizrenit sekuestron 229 mijë euro
02 tetor 2018
| 13:46
Prokuroria Themelore në Prizren, në bazë të informacioneve dhe dëshmive të arsyeshme, si dhe, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar bastisje në një lokacion, përkatësisht shtëpi banimi në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren.
Prokuroria ka njoftuar se bastisja është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, me ç’ rast si rezultat i bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar 229,000 euro kartëmonedha parash, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë para të falsifikuara.
Personat e dyshuar janë arrestuar dhe procedura ndaj tyre do të vazhdojë për hetime të mëtutjeshme.
/Epoka e re/