Prokuroria e Shtetit del me komunikatë pas ngjarjes së rëndë në Gllogjan

26 nëntor 2021 | 22:50

Nga Prokuroria e Shtetit janë deklaruar lidhur me sulmin në Gllogjan të Deçanit, duke thënë se kanë ndërmarrë të gjithë hapat për zbardhjen e rastit.

Prokuroria ka bërë thirrje që kushdo që ka informacione lidhur me këtë rast, të bashkëpunojë me Prokurorinë dhe Policinë.

Prokuroria përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton se Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, së bashku me Zëvendës-kryeprokurorin e kësaj prokurorie dhe prokuroren kujdestare të Departamentit të Krimeve të Rënda, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e autorit të krimit të ndodhur në Gllogjan të Deçanit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Tre persona kanë mbetur të vdekur sonte në Deçan, dy prej tyre nxënës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 kur një person ka dalë para autobusit dhe ka gjuajtur me kallashnikov.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U promovua në ambientet e Universitetit të Elbasanit, ‘Aleksandër Xhuvani’,…