Prokuroria e Speciales kërkon që gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së të nis në verën e vitit 2021
18 nëntor 2020
| 12:12
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit të nisë në verën e vitit 2021.
Ky propozim nga avokati i Thaçit, David Hooper është quajtur absurd.
Sipas tij, kjo mund të ndodhë vetëm një vit më pas e jo më 2021.
Ndryshe transmetimi i seancës statusore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka nisur para pak çastesh.