Prokuroria e Speciales kundërshton lirimin me kusht të Veselit, Krasniqit dhe Selimit

01 dhjetor 2021 | 11:52

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një shkrese drejtuar gjykatës, ka kundërshtuar lirimin e Kadri Veselitm Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nga paraburgimi.

ZPS-ja ka thënë se Policia e Kosovës nuk mund të zbatojë në mënyrë efektive kushtet e propozuara.

Sipas shkresës së ZPS-së, është thënë se klima e krijuar e ndërhyrjes në procesin gjyqësor në Kosovë, e dokumentuar në mënyrë gjithëpërfshirëse më parë, nuk është një kujtim i lashtë historik.

“Kohët e fundit u shfaqën akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara që lidhnin kundërshtarët politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste”, është në shkresën e ZPS-së.

Po ashtu, ZPS-ja në këtë shkresë ka bashkëngjitur edhe një fotografi të Abelard Tahirit, Shpend Maxhunit, Hashim Thaçit dhe Bedri Hamzës.

Më tutje është thënë se sjellja e liderëve të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përfshirë deklaratat e Faton Klinakut këtë verë dhe krimet e supozuara se janë kryer nga Gucati dhe Haradinaj, po ashtu tregojnë qartë se kjo klimë vazhdon.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dënimit me 4 mijë euro të kryetarit të Komunës…