Prokuroria e Tiranës i dërgon shkresë Kuvendit, kërkon ndërprerjen e mandatit të Salinajit

27 shtator 2024 | 12:37

Prokuroria e Tiranës i ka dërguar zyrtarisht shkresë Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkon ndërprerjen e mandatit të deputetit të PD-së, Ervin Salinaji.

Kjo vjen një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ta dënuar atë me një vit burgim për kallëzim të rremë, raporton “Top Channel”.

Më herët sot, grupi parlamentar i PD-së i ka kërkuar Kuvendit mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e rastit të Salianjit, por siç ka mësuar “Top Channel”, Kuvendi ka theksuar se nuk ka nevojë, pasi Kushtetuta e përcakton qartë procedurën që ndiqet në rastin kur kemi një dënim të formës së prerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti GAP ka prezantuar të dhënat mbi progresin e kryetarëve…