Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal ndaj drejtorit të Urbanizmit në Prizren

22 janar 2021 | 16:35

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, të premten kanë mbajtur një konferencë për medie, për ta njoftuar opinionin publik se kallëzimi penal i ngritur drejtorit të DUPH-së Beni Kizolli, para disa muajsh, është hedhur poshtë nga ana e prokurorisë.

Me këtë rast, kryetari Haskuka ka thënë se rastet që po paraqiten si kallëzime penale ndaj drejtorëve të Komunës së Prizrenit, kur po hedhen poshtë nga ana e prokurorisë zakonisht nuk po ka njoftime në media. “Ashtu siç po ndodhë edhe në lidhje me kallëzimin penal të ngritur para disa muajsh ndaj drejtorit të DUPH-së, Beni Kizolli, i cili po ashtu është hedhur poshtë nga ana e prokurorisë”, ka thënë Haskuka.

Kryetari Haskuka ka theksuar se Komuna e Prizrenit do të ngritë kundër padi për humbjen e kohës, dezinformim të qytetarëve, shpifje dhe dëmtim të imazhit, ngase nuk kanë për qëllim sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve, por njollosjen e qeverisëse tij.

Nga ana tjetër, duke folur për kallëzimin penal tashmë të hedhur poshtë, drejtori Kizolli ka thënë se përderisa një pjesë e objektit që gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit kishte leje ndërtimore, një pjesë e tij ishte e ndërtuar gjatë vitit 2020 dhe se pronarët e objektit e kishin akuzuar për keqpërdorim të detyrës vetëm për shkak kërkesa e tyre nuk është trajtuar me ligjin e legalizimit, ku sipas tij, në fushëveprimin e ligjit tregohet shumë qartë se asnjë ndërhyrje pas datës së hyrjes në fuqi të ligjit nuk trajtohet fare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni Pamkos ka vlerësuar se përkundër angazhimit të lartë të…