Prokuroria hedh poshtë padinë penale kundër Talat Xhaferit

16 qershor 2021 | 16:14

Prokuroria në Maqedoninë e Veriut ka vendosur t’i hedhë poshtë paditë penale kundër kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe dy deputetëve, që u sollën nga shtëpia për të votuar pavarësisht se ishin me Covid-19.

“Prokuroria Publike ka hedhur poshtë denoncimet kundër Kuvendit, kundër Kryetarit të Kuvendit dhe kundër deputetëve Bisera Kostadinovska – Stojçevska dhe Mirosllav Bogdanovski dhe konfirmoi se “të gjithë të denoncuarit kanë vepruar në pajtim me protokollin për punë në kushte të pandemisë dhe nga asnjë provë nuk doli se ato kanë ndërmarrë veprim me të cilin i kanë cenuar apo nuk kanë vepruar në pajtim me rregullat”.

Për ketë rast është deklaruar edhe Talat Xheferi: “Si kryetar i Kuvendit, edhe njëherë konfirmoj se udhërrëfyes në punën time të përditshme mbesin Kushtetuta, Rregullorja dhe ligjet”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK)…