Prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin që vrau gruan e tij

03 maj 2024 | 22:57

Prokuroria italiane ka kërkuar burgim të përjetshëm për 42-vjeçarin shqiptar, Selami Bodi, i cili në tetor të vitit të kaluar vrau bashkëshorten e tij Etleva Bodi.

Gjatë hetimeve, policia zbuloi bisedat e çiftit falë analizave të celularëve dhe u provua se viktima kishte qenë pre e dhunës edhe në të shkuarën, raporton abcnews.al.

Etleva i kishte dërguar me mesazh Bodit më 3-4 tetor 2023, tre video në YouTube në gjuhën shqipe me lutje dhe monologje që fokusoheshin te temat “si të jesh burrë i mirë në fenë myslimane, të respektosh gruan e të mos e poshtërosh” dhe për “si ta trajtoni mirë gruan tuaj”.

Sipas asaj që doli në dëshmi gjatë fazës së gjykimit, ai e kishte mbajtur Etlevën larg familjes së saj dhe me radikalizimin islamik nuk i lejonte praktikisht asgjë edhe për sa i përket mënyrës së veshjes. Për dy vjet  nuk ishte në gjendje të përdorte celularin e saj.

“Bodi duhet të shpallet përgjegjës për të gjitha faktet e regjistruara ndaj tij. Bodi është fajtor për keqtrajtim. Nuk ka qenë viktimë vetëm se e kanë goditur me shuplakë sepse keqtrajtimi është një krim i përbërë nga shumë gjëra bashkë.”, tha prokurori Giovanni Battista Ferro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar se po verifikon informacionet…