Prokuroria jep detaje për arrestimin e shtetasit të Serbisë
Prokuroria e Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar R. B., shtetas i Serbisë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale mashtrim, prezantim i rrem si person zyrtar dhe përgatitje për vrasje.
Sipas njoftimit të Prokurorisë janë bërë hetime disa mujore në bashkëpunim me policinë e Kosovës dhe më 05.12.2024 është realizuar bastisja ndaj të arrestuarit.
“Pas një pune hetimore disa mujore të Prokurorit të Shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me Policisë së Kosovës, më datë 05.12.2024 është kryer bastisje, si dhe arrestimi i një të dyshuari me inicialet R. B., shtetas i Republikës së Serbisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “përgatitja për kryerjen e veprës penale “vrasja” nga neni 172 lidhur me nenin 27 të KPRK-së, “prezantimi i rremë si person zyrtar” nga neni 409 të KPRK-së, si dhe veprën penale “mashtrimi” nga neni 323 të KPRK-së. Prokurori i shtetit është duke vazhduar t’i marr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbulimin edhe të ndonjë të dyshuari tjetër eventual lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.