Prokuroria jep detaje për shpërthimin në Zubin Potok: Po punohet në zbardhjen e rastit

29 nëntor 2024 | 22:49

Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dal tashmë në vendin ku ka ndodhur shpërthimi në Zubin Potok.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni, ka bërë të ditur se prokurori është në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, si edhe me Prokurorinë Speciale dhe Njësinë antiterrorit.

“Po, në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë prokurori kujdestar bashkë me ekipet e Policisë, është në kontakt dhe bashkëpunim edhe me Prokurorinë Speciale dhe Njësinë e Antiterrorit. Është duke u punuar për zbardhjen e këtij rasti”, ka bëri të ditur Preteni për Nacionalen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar pas shpërthimit të…