Prokuroria jep detaje rreth vrasjes së 19-vjeçarit në Gjilan

23 tetor 2020 | 12:35

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje për 19-vjeçarin nga kjo komunë, i cili ka vdekur pas therjes me thikë.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se më 23 tetor 2020, pas mesnatës, në rrugën ‘Gjon Sereqi’ në Gjilan, dyshohet se një person i moshës 19-vjeçare është sulmuar me thikë, i cili për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Gjilan.

Sipas këtij njoftimi, i ndjeri është transferuar edhe në QKUK, derisa aty ka ndërruar jetë.

“I ndjeri E.S., fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore, në Emergjencën e Spitalit Regjional, në Gjilan, pastaj është transferuar në QKUK, në Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si ‘vrasje e rëndë’”, ka njoftuar prokuroria.

Lidhur me këtë çështje prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore, të cilat përfshijnë edhe intervistimin e familjarëve të të ndjerit dhe dëshmitarëve tjerë, me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adrijan Vuksanoviq ATY KU PËRFUNDON POEZIA E FILLON FJALIMI I…