Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj dy rusëve që u ndaluan dje në Jarinje

06 maj 2024 | 15:04

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur aktakuzë ndaj dy rusëve që janë ndaluar të dielën në Jarinje për shkak se nuk kanë pasur viza të Kosovës.

Lajmin e ka bërë me dije Valon Preteni, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Ai ka shtuar se në kuadër të kërkesës për aktakuzë është edhe dëbimi i rusëve nga Kosova.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë për dy personat e ndaluar, ka ngritur aktakuzë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës”.

“Kjo për shkak të veprës penale ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’”, ka thënë Preteni për “KK”.

Ndër tjera, ai ka njoftuar se të dyshuar kanë ndalim 48-orësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka nisur në…