Prokuroria kërkon 3 vite burgim për Antonela Berishën

25 mars 2025 | 14:25

Prokuroria e Tiranës dha këtë të hënë pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat goditën me sende të forta 26-vjeçaren Klea Prenga verën e vitit të kaluar.

Prokurori Ndini Tavani ka kërkuar dënim me 3 vite burg për Mariela Berishën, e cila ndodhet aktualisht në masën “arrest në shtëpi”. Nëse shpallet fajtore, pasi është kërkuar gjykimi i shkurtuar, dënimi mund të zbresë në 2 vite burg.

Ndërkohë, për Antonela Berishën, prokurori ka kërkuar 3 vite shërbim prove, i cili gjithashtu mund të zbresë në 2 vite në rast të një gjykimi të shkurtuar.

Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në tetor 2024 dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale “plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.euronews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
A.C.E.S. Pet Home SH.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit…