Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit për spiunazh
Prokuroria Speciale ka kërkuar 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit për spiunazh, të cilët janë arrestuar të mërkurën.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se kundër të pandehurve: B.Sh. dhe M.Q. sot i ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit, Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Kërkesën për caktimin e paraburgimit kjo prokurori e ka paraqitur, pasi ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale: Spiunazhi nga neni 124 par. 3 të KPRK-së, ndërkaq i pandehuri M.Q. ka kryer edhe veprën tjetër penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par 1 të KPRK-së, si dhe ekziston dyshimi se të pandehurit kishin për t’i kryer veprat penale për të cilat dyshohen”, Prokuroria Speciale.