Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Xhabir Zharkun
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë komunë që t’ia caktojë masën e paraburgimit ish-kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zhaku, i cili gjendet në ndalim që nga 14 dhjetori.
Sipas kërkesës së prokurorisë, të dorëzuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ekziston dyshimi i arsyeshëm se Zharku më 23 tetor 2008 në Kaçanik dhe më 10 shkurt 2010, si kryetar i Komunës së Kaçanikut, ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, i cili gjendet në ndalim që nga data 14 dhjetor 2019. Sipas kërkesës së Prokurorisë të dorëzuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Xh.Zh., me datë 23 tetor 2008 në Kaçanik dhe më 10 shkurt 2010, si person zyrtar- kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit dhe shkaktimit të dëmit të Komunës së Kaçanikut, ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare, me të cilën do të kryente veprën penale ‘Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit’ nga neni 339 parargafi 1 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, është thënë në njoftimin e prokurorisë.