Prokuroria kërkon hetime për keqtrajtimin e vajzës së mitur
25 dhjetor 2022
| 23:31
Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar nga policia të nisin hetimet për keqtrajtimin e vajzës së mitur, e cila u nxor jashtë me dhunë nga një lokal në Prishtinë sot.
Lajmi është bërë i ditur nga Fridon Lala, deputet i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK) nga përmes një postimi në “Facebook”.
Ndryshe, një vajzë derisa po kërkonte lëmoshë është larguar sot me dhunë nga një punëtor i lokalit.