Prokuroria kërkon nisjen e gjykimit në qershor të vitit 2021, mbrojtja pas 18 muajve
Gjykimi kundër ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, ish-kreut të Kuvendit, Kadri Veselit, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi e shefit të grupit parlamentar të LV-së, Rexhep Selimit mund të nis në verën e vitit 2021.
Kështu të paktën kanë deklaruar në seancën e sotme nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Sipas tyre, nuk ka arsye se pse gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçit dhe të tjerëve të mos nisë në verën e vitit 2021.
Këtë propozim të prokurorisë e kanë kundërshtuar mbrojtja e të akuzuarve.
Sipas tyre, ky propozim është absurd, derisa, kanë dhënë edhe propozimin e tyre se kur duhet të nis gjykimi.
Mbrojtësit e Thaçit e të Veselit, David Hooper dhe Ben Emmerson, kanë thënë se gjykimi të nisë tek më 2022, konkretisht pas 18 muajve.