Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për personin që kultivoi bimën e kanabisit
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit J.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria njofton se, nga data e pa vërtetuar e deri më 14 shtator 2022 , i pandehuri J.B., në Komunën e Gjakovës, pa autorizim kultivon bimë të hashashit, shkurres e kokainës ose bimën e kanabisit, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope.
Në oborrin e shtëpisë së të pandehurit, janë gjetur 33 bimë narkotike të llojit kanabis satira, si dhe , në shtëpinë e veturën e tij i janë gjetur edhe 560 gramë marihuanë, dhe një peshore elektronike, të cilat janë sekuestruar nga ana e policisë.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit J.B., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.