Prokuroria kërkon që Salih Mustafa të mbetet në ndalim

17 mars 2021 | 14:08

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dhënë përgjigje kërkesës së mbrojtjes për rishikimin e vendimit për ndalimin e të akuzuarit Salih Mustafa.

Sipas prokurorisë vazhdimi i ndalimit të Mustafës është i domosdoshëm që të vazhdohet.

Ata kanë vlerësuar se rreziku që ai të ndërhyjë tek dëshmitarët nuk ka ndryshuar, ashtu sikurse mundësia që ai të vazhdojë të kryejë krime.

“Për këto arsye, Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon që gjyqtari i procedurës paraprake të anulojë kërkesën e mbrojtjes dhe thërret që i akuzuari të mbetet në ndalim”, thuhet në njoftim./KlanKosova/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen dhe Lazio zhvillojnë sonte ndeshjen e kthimit të…