Prokuroria kërkon që sulmuesit të Valon Sylës t’i caktohet masa e paraburgimit
24 dhjetor 2020
| 11:29
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim ndaj personit i cili ka sulmuar fizikisht gazetarin Valon Syla.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, më 22 dhjetor 2020, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet B.J”.
“Më 23.12.2020, Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe në të njëjtën kohë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.J., në drejtim të veprës penale ‘Lëndimi i lehtë trupor’, nga neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin, gazetarin me inicialet V.S.”, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.