Prokuroria kërkon t’i bëhet analiza e gjakut dhe urinës, vozitësit të autobusit Në aksidentin tragjik
13 shkurt 2019
| 21:24
Prokurori Publik i Prokurorisë Publike Shkup po bën këqyrjen e vendit të ngjarjes në vendin ku ndodhi aksidenti i sotëm në autostradën Shkup – Tetovë dhe ku humbën jetën 13 persona.
Për të vërtetuar arsyet e aksidentit, prokurori publik dha urdhër për autopsinë e të vdekurve si dhe të bëhet kontrolli teknik i autobusit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë natës vendi i aksidentit do të sigurohet, ndërsa mbikëqyrja dhe tërheqja e autobusit do të vazhdojë gjatë ditës së nesërme.
Vozitësi i autobusit është i lënduar dhe i hospitalizuar, ndërsa nga ana e Prokurorit Publik është dhënë urdhër për analizën e gjakut dhe urnës së tij.