Prokuroria konfirmon intervistimin e Ridvan Muharremit
04 tetor 2024
| 12:51
Prokuroria Speciale njofton se Ridvan Muharremi është paraqitur sot në këtë institucion me ftesë të kësaj prokurorie dhe se i njëjti është duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale cilën kjo prokurori e ka në hetim.
Kujtojmë se Muharremi është pronar i restorantit “Bukë e Zemër”, dhe nga organet e rendit po hetohet lidhur me përfshirjen e dyshuar të tij në skandalin e rezervës shtetërore.