Prokuroria konfirmon kallëzimin penal kundër ambasadorit Berishaj
17 gusht 2022
| 17:05
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK).
Kallëzimin penal e kanë dërguar në kompetencë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë me dije Ekrem Luftiu, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka pranuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit kallëzim penal kundër personit me inicialet M.B”.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, kallëzimin penal e ka dërguar në kompetencë në Prokurori Themelore në Prishtinë”, ka thënë Luftiu për “Klan Kosova”.
Megjithatë, AKK-ja nuk e ka mohuar e as pohuar kallëzimin penal.