Prokuroria ndalon për 48 orë dy persona për spiunazh

05 qershor 2024 | 15:00

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”.

Në njoftim e prokurorisë është thënë se ndaj të dyshuarve ka aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi Kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘spiunazhi’, nga neni 124 të KPRK-së. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Perparim Rama Si kryetar i Prishtinës, mbaj barrën dhe…