Prokuroria në Ferizaj: Dy persona me veturë me targa të Zvicrës kishin çuar 20-vjeçaren të vdekur në spital

22 gusht 2021 | 20:20

Prokuroria në Ferizaj, ka bërë të ditur se Policia ka arritur t`i marrë nga pamjet e kamerave të sigurisë, fotografitë e dy të dyshuarve që e dërguan pa shenja jete në emergjencë një 20 vjeçare.

Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari, ka deklaruar se personat e dyshuar që u larguan n nga vendi i ngjarjes, posedonin veturë me targa të Zvicrës.

Tutje theksoi se të dyshuarit kanë vozitur veturë të tipit Audi.

Po ashtu tha se fotografitë e tyre janë shpërndarë në pika kufitare dhe nëpër drejtori të policisë.

“Të dyshuarit posedonin veturëme targa të Zvicrës, ende nuk dihet kush janë ata persona, mirëpo fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës”, u shpreh Jashari për Telegrafin.

Deri me tani policia nuk ka arritur t’i identifikojë personat e përfshirë në rast.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e AAK-së, Besnik…