Prokuroria ngre 36 aktakuza për 24 orë

07 qershor 2019 | 17:25

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 36 aktakuza kundër 39 personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të këtij institucioni me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 13 persona, është realizuar bastisje në dy shtëpi, në fshatin Mushtisht, Komuna e Suharekës, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit, nuk janë gjetur armë, me përjashtim të një fisheku të kalibrit 7.62 mm, i cili është sekuestruar nga policia.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar katër sekuestrime të përkohshme për vepra të ndryshme penale.

“Prokurori i Shtetit, ka bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër personave të ndryshëm për vepra të ndryshme penale”, është thënë në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.

Njoftimin e plotë të Prokurorit të Shtetit mund ta lexoni në këtë link: https://www.psh-ks.net/sq/lajme/raporti-24-oresh-i-prokurorit-te-shtetit-4439.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Dueli i superheronjve”. Këto fjalë kishte zgjedhur spanjollja “AS” për…