Prokuroria ngre aktakuzë kundër një personi për dhunim seksual gjatë luftës
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur të mërkurën aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit Z.V.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se aktakuza kundër të pandehurit me iniciale Z.V. është ngritur për shkak të veprës penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile” nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë (i cili ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale), aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kjo është aktakuza e gjashtë e Prokurorisë Speciale për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, prej të cilëve dy janë në praninë e të pandehurit dhe katër për gjykim në mungesë