Prokuroria ngre aktakuzë ndaj ministres Hajdari

14 tetor 2022 | 15:38

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Aktakuza është ngritur në drejtim të veprës penale “Mos-raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare”.

Lajmine  ka konfirmuar për “lajmi.net” edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Referuar kërkesës suaj, mund t’iu konfirmojmë se prokurori i çështjes, pas zhvillimit të hetimeve, më 13.10.2022, ka ngritur aktakuzë kundër R.H., në drejtim të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila aktakuzë është proceduar për trajtim të mëtejmë në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, është thënë në përgjigje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar të enjten tetë marrëveshje ndërkombëtare.…