Prokuroria ngre një aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë

04 maj 2023 | 10:33

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, aktakuzë në mungesë kundër të pandehurit me inicialet Ç.A.

Prokuroria Speciale njofton se i akuzuar Ç.A. në periudhën kohore janar – maj 1999, duke bashkëvepruar me një grup njerëzish kriminal (tani për tani të pa identifikuar), të organizuar, të veshur me uniforma policore, paramilitare, ushtarake, ka kryer veprën penale ‘’Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, e ndëshkuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje ‘’RSFJ’’) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i ndëshkueshëm sipas veprës penale Krime lufte në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës, dhe nenin 4 të Protokolit 2 të datës 08.06.1977, aktualisht e ndëshkueshme me neni 146 dhe 147 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës ( tutje ‘’KPRK’’).

Gjithashtu, Prokuroria Speciale ka propozuar që të mbahet gjykimi në mungesë pasi që janë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të akuzuarin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dardan Krasniqi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Lëvizja…