Prokuroria nis hetimet për rastin e vdekjes së 26-vjeçarit nga Gjilani
04 maj 2020
| 13:04
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka filluar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të vdekjes së 26-vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
I riu nga Gjilani ka ndërruar jetë të dielën në Qendrën e Studentëve, e cila është duke u përdorur si karantinë këtë kohë pandemie.
Në ndërkohë, edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për medie të mbajtur sot gjatë ditës ka kërkuar zbardhjen e rastit të 26-vjeçarit.