Prokuroria nuk është duke e hetuar Vlora Çitakun
24 maj 2018
| 14:07
Prokurori i Shtetit ka reaguar në lidhje me raportimet në disa medie se ky institucion është duke e hetuar ish-ministren e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku për keqpërdorim të biletave.
“Prokurori i Shtetit, njofton opinionin e gjerë se ndaj ish-ministres, Vlora Çitaku, nuk ka asnjë lloj hetimi lidhur me këtë çështje. Për këtë janë duke u hetuar zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Integrimit Evropian, lidhur me keqpërdorimet e pozitës zyrtare”, është thënë në reagimin e Prokurorit të Shtetit.
Aktualisht Vlora Çitaku është ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)