Prokuroria për vdekjen e polices në Gjilan: Në vendin e ngjarjes u gjet një armë
Nga Prokuroria Themelore e Gjilanit kanë njoftuar për vdekjen e një zyrtareje policore në Gjilan në pasditen e së dielës.
Nëpërmjet një konference për medie, nga Prokuroria Themelore në Gjilan, kanë bërë të ditur se e ndejra ishte 50-vjeçare, derisa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë, shkruan lajmi.net.
“Rastin jemi në fazën e parë të hetimeve, trupi është gjetur i pajetë dhe në afërsi të trupit të saj është gjetur një armë zjarri. Rastin jemi duke e trajtuar si vdekje e dyshuar. Trupi i pajetë i viktimës është transportuar për obduksion. Vendi i saj i punës nuk përket me natyrën e fatkeqësisë. E ndjera ishte rreth moshës 50-vjeçare”, kanë deklaruar nga Prokuroria.
Për zyrtaren e ndjerë policore është thënë se “ka qenë në marrëdhënie të rregullta pune” kur është pyetur se a ishte në detyre.
Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë” dhe se trupi është dërguar për obduksion, kanë njoftuar nga prokuroria.