Prokuroria po heton dy gazetarë, AGK e shqetësuar kërkon sqarime

24 tetor 2024 | 20:24

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, sot i ka dërguar një letër Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, duke kërkuar sqarime lidhur me hetimet ndaj gazetarëve Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj.

Nëpërmjet një komunikate AGK-ja është shprehur thellësisht e shqetësuar për këtë situatë dhe ka kërkuar që të sigurohet se këto hetime nuk janë të motivuara politikisht, si dhe që liria e shprehjes dhe e medias të respektohen në tërësi.

“Gjithashtu, AGK ka kërkuar një takim me Kryeprokurorin për të diskutuar rastin dhe për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve. AGK do të vazhdojë të monitorojë nga afër këtë zhvillim, ndërsa fton të gjitha palët e përfshira të mos i shkelin parimet demokratike dhe që në asnjë formë të mos cënohet liria e shprehjes, e gazetarëve, e mediave dhe e drejta për informim.”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është shprehur se…