
Prokuroria pranon ekspertizën për rastin e Astrit Deharit, s’dihet përmbajtja
17 tetor 2019
| 12:09
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, në një konferencë për media, ka bërë me dije se tashmë ka ardhur raporti përfundimtar i rastit të vdekjes të dyshimtë të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit.
Shala ka treguar se zarfi është i mbyllur dhe përmbajtja e tij nuk dihet.
“Sot me datën 17 tetor kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës të rastit Deharit. Ky raport është me zarf të mbyllur akoma nuk e dimë se çka ka brenda”, ka thënë ai.