Prokuroria: Sekuestrohen 2 kilogramë drogë në lagjen Veternik të Prishtinës

22 prill 2025 | 19:12

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për aksionin në lagjen Veternik, ku janë sekuestruar 2 kilogramë drogë.

Sipas një njoftimi për media, Prokuroria thotë se janë në zhvillim të aksionit.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Njësinë e Antidrogës së Policisë së Kosovës, kanë realizuar një aksion në lagjen Veternik të Prishtinës, ku gjatë këtij operacioni kanë sekuestruar mbi 2 kilogramë Substancë Narkotike.

Prokuroria Themelore është në zhvillim e sipër të këtij aksioni, si dhe në bashkëpunim me organet e rendit po vazhdojnë hetimet e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vinç ndërtimi është rrëzuar sot në Prishtinë. Për rastin…