Prokuroria sërish me aksion në Brezovicë

08 gusht 2022 | 13:44

Prokuroria Themelore e Ferizajt është duke vazhduar përsëri aksion në Brezovicë.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku.

Ai ka thënë se ky aksion po zhvillohet që nga mëngjesi dhe se për qëllim ka identifikimin e ndërtimeve në këtë pjesë.

“Operacioni për identifikim dhe regjistrim të vikend-shtëpive në Brezovicë është duke vazhduar edhe sot me të njëjtat institucione sikurse më datë 04.08.2022”, ka thënë Maloku, duke mos dhënë detaje tjera shtesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ekziston një…