Prokuroria Speciale: Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dëshmitares për disa vepra penale
20 shtator 2024
| 12:49
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka konfirmuar se zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali është duke u intervistuar nga prokurori në cilësinë e dëshmitares për disa vepra penale.
“Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.